Mediat ruse thonë se ukrainasit kanë hyrë në territorin rus dhe kanë arritur në rajonin e Bryansk, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës nga rajoni Brjanska tha për RIA Novosti se disa banorë lokalë u morën peng.
Paraprakisht disa persona janë kapur në një dyqan në fshatin Lubeçane”, tha një përfaqësues i departamentit.
Qendra e Marrëdhënieve me Publikun e FSB-së konfirmoi se “po merren masa për të shkatërruar nacionalistët e armatosur ukrainas që kanë shkelur kufirin shtetëror” në rrethin Klimovsk të rajonit Bryansk. Operacioni po kryhet së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes.
Më herët sot, guvernatori rajonal Oleksandr Bogomaz tha se diversantët ukrainas hynë në fshatin Lubeçane. Ata qëlluan në makinë, duke vrarë një banor lokal dhe duke plagosur një fëmijë. /FolDrejt/