Kreu i Krimesë, Sergei Aksenov, i tha publikut se apartamenti i Volodymyr dhe Elena Zelenska në Livdaiya, Krime, do t’u jepet atyre që kanë nevojë për të, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
“Thjesht, fillimisht ne mundohemi të shtetëzojmë ato objekte që le të themi i sjellin të ardhura armikut. Pra, duke qenë se Zelenski ende nuk e jep me qira apartamentin, ndoshta një nga të afërmit e tij do të vijë për sezonin, sigurisht, unë po e ekzagjeroj”. Ky nuk është vetëm një qëllim personal – t’i merret apartamenti Zelenskyt. Qëllimi ynë është t’i mundim ata dhe ne do të fitojmë, nuk ka mundësi tjetër”, tha Akesenov në një intervistë për RIA Novost.
Ai shtoi se banesa e Zelenskyt do t’u jepet ose të varfërve ose familjeve të mëdha.
Gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në Ukrainë në vitin 2019, shërbimi për shtyp i selisë së Zelenskyt raportoi se gruaja e tij, Elena, bleu pasuri të paluajtshme në Krime në prill 2013.
Ajo pagoi të gjitha taksat dhe tarifat e detyrueshme gjatë blerjes. Këshilli Shtetëror i Krimesë propozoi legalizimin e konfiskimit të detyruar të pronës së vendeve armike dhe shtetasve të huaj që kryejnë veprime armiqësore kundër Rusisë.
Këshilli Presidencial për Kodifikimin dhe Përmirësimin e Legjislacionit Civil nuk e mbështeti këtë nismë.
Ju kujtojmë se zyrtarët rusë kanë shtetëzuar më shumë se 130 prona në Krime që më parë u përkisnin njerëzve që mbështetën Kievin në konfliktin e tij me Moskën.
Autoritetet aktuale të Krimesë planifikuan të shtetëzojnë asetet, kompanitë e vendosura në territorin e gadishullit në pronësi të oligarkëve ukrainas.
Edhe Kievi ndërmori hapa të ngjashëm në fillim të prillit të vitit të kaluar. Parlamenti i vendit votoi për të zgjatur ligjin që lejonte shtetin ukrainas të shtetëzonte asetet e qeverisë ruse.
Rregulli u shtri për qytetarët rusë në Ukrainë, ata “të afërt” me Rusinë dhe ukrainasit që mbështetën publikisht ose injoruan sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. /FolDrejt/