Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë arrestoi pesë persona të cilët dyshohet se tentuan të çonin jashtë vendit një kilogram cezium radioaktiv-137, në koordinim me një shtetas ukrainas, për t’u përdorur në një zonë të operacionit special ushtarak, njoftoi FSB.
“FSB ruse, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse, arrestoi pesë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët u përpoqën të blinin një substancë radioaktive për 3.5 milionë dollarë me qëllim që ta kontrabandonin atë jashtë Federatës Ruse”, njoftoi FSB.
Sipas FSB-së, banda vepronte nën koordinimin e një shtetasi të Ukrainës, transmeton Fol Drejt.