Zyrtarët rusë dhe autoritetet e të vetëshpallurve DNR dhe LNR deklarojnë se disa nga luftëtarët ukrainas që u dorëzuan duhet të gjykohen për krime lufte.
Rusia është e gatshme të sigurojë një korridor humanitar për anijet që transportojnë ushqim nga Ukraina, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Rudenko tha gjithashtu se Rusia do të konsideronte shkëmbimin e të burgosurve me Ukrainën pasi të dënonte disa nga ata që u dorëzuan në forcat ruse./FolDrejt/