Zjarret e mëdha shkatërruan pjesë të maleve Ural në Rusi, morën katër jetë njerëzish, shkatërruan qindra ndërtesa banimi dhe detyruan popullsinë e cenueshme të evakuohej, njoftuan sot zyrtarët rusë.
Zjarret në pyje janë të zakonshme në fund të pranverës dhe verës, por ky zjarr, i cili përfshiu pyje dhe stepa të gjera, ngriti dyshimet se bëhej fjalë për neglizhencë njerëzore, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Zjarret janë përhapur në disa vendbanime në rajonin Kurgan në jug të Rusisë, për këtë arsye ministri rus për situatat emergjente Alexander Kurenkov erdhi në zonën e prekur herët në mëngjes./FolDrejt/