Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk do të mbajë për herë të parë konferencën për shtyp të fundvitit, të cilën e ka mbajtur rregullisht në 10 vitet e fundit.
Duke deklaruar se Putini nuk do të mbajë konferencën e tij vjetore për shtyp deri në fund të vitit 2022, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha: “Megjithatë, ne shpresojmë që ai të ketë mundësinë të flasë me gazetarët, siç bën rregullisht, përfshirë edhe udhëtimet e tij jashtë vendit”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Nëse konferenca për shtyp shtyhet për vitin e ardhshëm, Putin nuk do ta ketë mbajtur këtë ngjarje për herë të dytë gjatë qeverisjes së tij. Sipas kësaj për herë të parë në 10 vitet e fundit, Putin nuk do të dalë para gazetarëve në konferencën e tij vjetore për media.
Duke mbajtur tradicionalisht konferencën vjetore për shtyp në dhjetor të çdo viti që nga viti 2001, Putin nuk e mbajti këtë takim për herë të parë në vitin 2005.
Putin, i cili nuk i organizoi këto takime në vitet 2009-2011 për shkak se ishte kryeministër, mori pjesë në takimin online në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Ky aktivitet, ku marrin pjesë rreth 2.000 gazetarë vendas dhe të huaj çdo vit, zgjat 3-5 orë. Putin u përgjigjet 50 deri në 60 pyetjeve të gazetarëve në çdo takim.
Pavarësisht pandemisë, një numër i kufizuar gazetarësh u dërguan në konferencën për shtyp ballë për ballë vitin e kaluar dhe u vendos një distancë shumë e gjatë midis gazetarëve dhe Putinit./FolDrejt/