Në raport thuhet se pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta në këtë incident dhe se janë trajtuar në një ambulancë.
Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në një kafene në qytetin rus të Kostroma është rritur në 15, konfirmuan sot shërbimet e urgjencës, transmeton Fol Drejt.
“Sipas të dhënave të fundit, 15 persona kanë humbur jetën nga zjarri”, tha një burim nga shërbimi i urgjencës për agjencinë ruse./FolDrejt/