Përplasje në distancë mes SHBA dhe Rusisë në prag të bisedimeve në gjeneve për sigurinë dhe kontrollin e armëve, të nxitura nga konflikti në Ukrainë. Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken foli me përfaqësuesin e lartë të BE për politikën e jashtme Joseph Borrell duke theksuar rëndësinë e koordinimit të veprimeve në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës.
Ai ripërsëriti kërcënimin për një reagim të ashpër kundër Moskës në rastin e një agresioni ndaj Kievit. Nuk vonon përgjigjja e Rusisë, e cila përjashtoi çdo mundësi për lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara në bisedimet e zhvilluara në Zvicër të hënën.
Z.ministri i jashtëm shprehu zhgënjimin e Moskës për sinjalet e mbërritura këto ditë nga Uashingtoni por edhe Brukseli. Rusia reagoi edhe ndaj deklaratës së Blinken se Kazakistani mund ta ketë të vështirë të largojë trupat ruse.
Ministria e Jashtme tha se në vend të që bëjë deklarata të tilla, Blinken duhet të reflektojë për ndërhyrjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën.