Forcat ukrainase bombarduan dy fshatra në perëndim të Rusisë, në rajonin Bryansk, dhe askush nuk u lëndua nga sulmi, tha sot guvernatori rajonal Aleksandar Bogomaz.
Bogomaz shkroi në Telegram se forcat ukrainase sulmuan zonën përreth fshatrave Lomakovka dhe Novaya Pogoshch, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Guvernatori i rajonit të Belgorodit në Rusi, Vyacheslav Gladkov, tha sot se forcat ukrainase granatuan rrethin Shebekinsky gjatë natës dhe më shumë se 2,500 njerëz nga zona përreth u evakuuan./FolDrejt/