Natën e kaluar, Ukraina lëshoi më shumë se 10 dronë në Krime, duke përfshirë tre në portin e Sevastopolit, tha sot në mëngjes guvernatori i Sevastopolit, Mihail Razvozhayev.
Razvozhaev shkroi në Telegram se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën të gjitha sulmet në Sevastopol dhe se nuk u shkaktuan dëme në atë qytet.
Më herët, agjencitë ruse të zbatimit të ligjit njoftuan në Telegram se nuk ka pasur viktima në serinë e sulmeve me dron në Krime./FolDrejt/