Qindra luftëtarë ukrainas u dorëzuan nga uzina e çelikut, megjithëse Moska dhe Kievi dhanë vlerësime të ndryshme për numrin e atyre që dolën nga uzina e çelikut.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë dorëzuar 771 luftëtarë ukrainas të fabrikës së çelikut Azovstal, pra gjithsej 1730 që nga e hëna, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Sipas Ministrisë, 80 janë të plagosur./FolDrejt/