Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të prishë negociatat midis Moskës dhe Kievit duke nxitur “histeri” mbi vrasjet e civilëve në Bucha.
Zyrtarët nga Ukraina dhe vendet perëndimore kanë thënë se ka prova se Rusia ka kryer krime lufte, shkruan BBC.
Moska mohon akuzat e Ukrainës, duke i quajtur një “falsifikim monstruoz”, siç raportohet në agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA.
Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka filluar hetimin nëse po ndodhin krime lufte në Ukrainë./abcnews.al/