Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina u përpoq të sulmonte objekte në kryeqytetin Moskë dhe rajonin e Moskës me një mjet ajror pa pilot, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Rreth orës 04:00 me orën e Moskës, u parandalua përpjekje e regjimit të Kievit për të sulmuar objekte në Moskë dhe rajonin e Moskës me dron të tipit aeroplan”, tha ministria ruse në një deklaratë.
Duke vënë në dukje se një dron që fluturonte në drejtim të qytetit të Moskës u zbulua në hapësirën ajrore të rrethit Stupino të rajonit të Moskës nga forcat e mbrojtjes ajrore në detyrë, deklarata thekson se droni është interceptuar nga mjetet radio-elektronike të luftës.
Në deklaratë theksohet se droni, pasi ka humbur kontrollin, ka rënë në një fushë të zbrazët, ndërsa incidenti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme.