Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi se ka penguar një sulm terrorist në dy termocentrale bërthamore, i cili ishte përgatitur nga shërbimet e inteligjencës ukrainase, duke akuzuar Kievin për terrorizëm bërthamor.
FSB njoftoi se grupi i sabotazhit shpërtheu mbi 30 linja energjetike që furnizojnë me energji termocentralet bërthamore të Leningradit dhe Kaliningradit, në mënyrë që të ndërpresë funksionimin normal dhe të dëmtojë reaktorët bërthamorë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Shërbimi rus i sigurisë e quajti sulmin terrorizëm bërthamor, duke shtuar se sulmi ishte planifikuar për 9 maj, kur Rusia feston fitoren në Luftën e Dytë Botërore.
FSB njoftoi se diversantët arritën të hidhnin në erë një shtyllë dhe se pas incidentit, dy shtetas ukrainas, Aleksandar Maistruk me nofkën Mechanic dhe Eduard Usatenko me nofkën Max, u arrestuan.
Një urdhër është lëshuar për shtetasin ruso-ukrainas Yuri Kiščak i njohur si YuBK, i cili aktualisht ndodhet në Belgjikë./FolDrejt/