Udhëheqësi pro-rus i Krimesë, Sergei Askyonov, ka akuzuar Ukrainën për një sulm me raketa në platformat e naftës në brigjet e gadishullit, sipas The Guardian.
Tre persona u plagosën dhe po vazhdojnë kërkimet për shtatë punëtorë të tjerë pas sulmit në platformat e Chernomorneftegaz, tha Askyonov në një postim në Telegram.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët tanë nga ministria e mbrojtjes dhe FSB (agjencia e sigurisë), dhe ne po punojmë për të shpëtuar njerëzit”, tha Askyonov.
Ai nuk specifikoi se cilat platforma ishin goditur, por kompania e naftës dhe gazit operon disa fusha gazi dhe nafte në Detin e Zi dhe në Detin Azov.
Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur./abcnews.al/