Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi sot Ukrainën për planifikimin e një provokimi të armatosur në Transnistria, një rajon i vetëshpallur i Moldavisë.
Ministria njoftoi në Telegram se Ukraina po planifikonte të kryente një “operacion me flamur të rremë”, një sulm i supozuar nga forcat ruse nga Transnistria, si pretekst për veprimin e saj.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin, pretendon se Perëndimi urdhëroi qeverinë e Moldavisë të ndalojë çdo komunikim me autoritetet separatiste në Transnistria, raporton Reuters, duke cituar mediat ruse, transmeton Fol Drejt.