Kremlini ka njoftuar se disa persona janë arrestuar pas një sulmi të penguar në tubacionin e gazit Rrjedha Turke në territorin rus.
“Diversantët u kapën dhe disa persona u arrestuan. Ata donin të hidhnin në erë objektin në territorin tonë”, u tha gazetarëve në kryeqytetin Astana të Kazakistanit zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën se po përpiqet të dëmtojë tubacionin Rrjedha Turke, i cili transporton gazin rus në Türkiye.
Ai tha se ishte pjesë e disa “sulmeve terroriste” të kryera nga shërbimet speciale ukrainase që synonin infrastrukturën kritike të Rusisë, duke përfshirë sistemet energjetike.
Rusia ka rritur masat e mbikëqyrjes pas rrjedhjeve të fundit në tubacionet e gazit Rrjedha Veriore dhe rrjedhjes së naftës nga tubacioni Druzhba në Poloni.
Putin foli gjithashtu me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë takimit të tyre në Astana për sulmin në Rrjedhën Turke.
Inteligjenca ruse raportoi fillimisht sulmin në fund të muajit të kaluar, duke thënë se synonte të ndalonte furnizimet me gaz rus në Türkiye.
Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha në një deklaratë më 22 shtator se arrestoi një shtetas rus i cili ishte i përfshirë në përpjekjen sabotimit.
I dyshuari tha se ai ishte rekrutuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, sipas FSB-së./FolDrejt/