Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se BE po injoron çdo bisedim për hetimin e shpërthimeve të gazsjellësit Nord Stream, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Rusia ka kërkuar vazhdimisht që të lejohet të bashkohet me hetimet për shpërthimet, të cilat ndodhën vitin e kaluar dhe çanë tre nga katër tubacionet e lidhjeve të gazit Nord Stream 1 dhe 2 që lidhin Rusinë me Gjermaninë nën Detin Baltik.
Një raport i New York Times i botuar të martën tha se inteligjenca amerikane e shqyrtuar nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara sugjeroi se një grup pro-Kiev mund të qëndronte pas sulmeve./FolDrejt/