Rusia thotë se BE-ja po bëhet një vasal i NATO-s, duke përmendur nënshkrimin e një deklarate të përbashkët në të cilën të dy organizatat u zotuan të thellojnë bashkëpunimin e tyre në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Më herët të martën, NATO dhe BE u zotuan “ta çojnë partneritetin e tyre në nivelin tjetër” në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se masa “konfirmon nënshtrimin e plotë të Bashkimit Evropian ndaj detyrave të bllokut të Atlantikut të Veriut, i cili është një instrument për të garantuar me forcë interesat e ShBA-së”.
Ajo shtoi se evropianët u përballën me “fatin e palakmueshëm të një vasali amerikan, duke humbur pozicionet e tyre në politikën dhe ekonominë botërore, duke rënë në varësi të shtuar nga Uashingtoni me çdo hap”.
Deklarata është në përputhje me komentet e mëparshme të Moskës se fuqitë perëndimore janë të përfshira në luftë në mënyrë që të ndodh rënia e Rusisë. /FolDrejt/