Bisedimet për krijimin e një zone të sigurt rreth termocentralit më të madh bërthamor në Evropë do të vazhdojnë, ka thënë Rusia, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e vendit, Rosatom, tha se diskutimet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) nuk kishin arritur ende një marrëveshje, por se të dyja palët ishin “afër” me njëra-tjetrën.
IAEA ka bërë thirrje për krijimin e një zone të sigurt rreth uzinës së kontrolluar nga Rusia në Zaporizhzhia të Ukrainës që kur ajo u vu nën një seri sulmesh.
Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet, të cilat kanë ngritur shqetësime për rrezikun e një incidenti bërthamor nëse centrali shkatërrohet ose dëmtohet rëndë./FolDrejt/