Rusia bleu një numër rekord shufrash ari në vitin 2022, pasi ulja e taksave për metalet e çmuara inkurajoi njerëzit të blinin ar dhe ta grumbullonin atë, njoftoi sot Ministria ruse e Financave.
Marsin e kaluar, Moska hoqi një TVSH prej 20 për qind për tregtimin fizik të arit për individët për t’i tërhequr ata nga dollari amerikan si një monedhë e qëndrueshme për stoqet, dhe gjithashtu i përjashtoi individët nga TVSH-ja për shitjet e shufrave të arit, duke rritur më tej kërkesën për Reuters, përcjell Fol Drejt.
Gjatë vitit të kaluar, rusët blenë mbi 50 tonë shufra ari, 10 herë më shumë se një vit më parë dhe shufrat me peshë një kilogram ishin më të kërkuarit./FolDrejt/