Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se do të dëbojë pesë diplomatë kroatë në përgjigje të “hapave jomiqësorë” të ndërmarrë nga Zagrebi për të zvogëluar numrin e misionit diplomatik të Rusisë atje.
Ministria tha në një deklaratë se ka thirrur ambasadorin kroat Tomislav Car të premten, të cilit i është “shprehur protestë e ashpër në lidhje me përpjekjet e pabaza të autoriteteve kroate për të fajësuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë dhe ofrimin e ndihmës ushtarake nga pala kroate për regjimin neo-nazist të Kievit”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Muajin e kaluar, Kroacia dëboi 18 diplomatë rusë./FolDrejt/