Vendet perëndimore kanë dëbuar qindra diplomatë rusë që nga fillimi i konfliktit me Ukrainën më 24 shkurt. Shkak i dëbimit të disa prej tyre dyshohet se kanë qenë spiunazhi.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi sot se dëboi një diplomat lituanez si një veprim hakmarrës, raporton Reuters.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit, ministria ruse deklaroi se “rezervon të drejtën për të marrë masa shtesë” në përgjigje të atyre që i konsideroi “hapa armiqësor nga Lituania”, përcjell Fol Drejt.