Rusia shpalli persona të padëshiruar pesë diplomatë portugezë.
Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se thirri ambasadoren portugeze në Moskë, Madalena Fischer, duke i shprehur asaj “një protestë vendimtare” për “vendimin provokues” për të shpallur persona të padëshiruar 10 diplomatë rusë, transmeton Fol Drejt.
“Ky hap jomiqësor do të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet ruso-portugeze”, thuhet në deklaratën e MPJ-së ruse.
Në deklaratë theksohet se diplomatët portugezë duhet të largohen nga Rusia brenda 14 ditëve./FolDrejt/