Rusia tha të shtunën se anijet e saj që ishin shënjestruar në një sulm me dron në portin Sevastopol të Krimesë ishin të përfshira në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e grurit ukrainas, sipas The Guardian.
“Duhet të theksojmë se anijet e Flotës së Detit të Zi që u sulmuan nga terroristët janë pjesë e një nisme ndërkombëtare për eksportimin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes e Moskës në një deklaratë.
Marrëveshja e grurit pritet të përfundojë në 19 nëntor, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së që ka bërë thirrje për zgjatjen e marrëveshjes./FolDrejt/