Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev diskutuan mbi zbatimin e marrëveshjeve trepalëshe të nënshkruara me Armeninë gjatë një bisede telefonike sot.
“Të dy liderët diskutuan disa aspekte praktike të zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet liderëve të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë të datës 9 nëntor 2020, 11 janar dhe 26 nëntor 2021 si dhe atë të 31 tetorit 2022, përfshirë planet për rivendosjen e lidhjeve ekonomike dhe logjistike në Kaukazin Jugor”, thuhet në deklaratën e Kremlinit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ata ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e tyre, thuhet në deklaratë. Putin dhe Aliyev diskutuan më parë për çështje të ngjashme gjatë një bisede telefonike më 26 nëntor.
Marrëveshjet trepalëshe të vitit 2020 dhe 2021 i dhanë fund konfliktit 44-ditorë në rajonin e Karabakut, i cili u çlirua rreth dy vjet më parë nga pushtimi gati tre dekadash armen.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit dhe shtatë rajone fqinje – Lachin, Kalbajar, Agdam, Fuzuli, Jabrayil, Qubadli dhe Zangilan.
Në vjeshtën e vitit 2020, në luftimet 44 ditore, Azerbajxhai çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen. Marrëveshja e paqes shënohet si fitore në Azerbajxhan./FolDrejt/