Rusia dhe Bjellorusia kanë riafirmuar angazhimin e tyre ndaj Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, njoftuan sot ministrat e jashtëm të të dy vendeve.
“Ne konfirmojmë respektimin e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Ne kontribuojmë në forcimin e tij dhe i rezistojmë përpjekjeve për ta politizuar atë,” sipas një deklarate të përbashkët, raporton TASS.
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë Sergei Aleynik shtoi se masat e marra nga Minsku dhe Moska kundër sanksioneve perëndimore kishin dhënë rezultate pozitive./FolDrejt/