Një aeroplan pasagjerësh rus u ul në Gjeorgji sot, duke realizuar fluturimin e parë direkt nga Moska në Tbilisi pas një pauze katërvjeçare.
Fluturimi u operua nga linja ajrore ruse Azimuth, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Pasdite, Georgian Airways do të realizojë një fluturim nga Tbilisi në Moskë.
Sipas një marrëveshjeje ndërmjet rregullatorit rus dhe atij gjeorgjian, do të ketë nga një fluturim nga secili kryeqytet çdo ditë.
Një kompani tjetër ruse, Red Wings, njoftoi se ka kërkuar autorizim për të fluturuar për në Gjeorgji.
Autoritetet gjeorgjiane vendosën të rifillojnë trafikun e drejtpërdrejtë ajror me Rusinë me kusht që vetëm kompanitë ruse që nuk u nënshtrohen sanksioneve perëndimore do të mund të kryejnë fluturime drejt Gjeorgjisë.
Në përgjigje të kritikave nga Washingtoni, kryeministri gjeorgjian IIrakli Garibashvili ka sugjeruar që SHBA-ja të ndjekë shembullin e Rusisë, të vendosë regjim pa viza për qytetarët gjeorgjianë dhe të organizojë fluturime direkte për në vend./FolDrejt/