Për shkak të kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina, Australia ka përshpejtuar planet për të blerë raketa me rreze të gjatë disa vite përpara afatit.
Ministri australian i Mbrojtjes Peter Dutton tha sot se armatimi i përshpejtuar i avionëve luftarakë dhe luftanijeve do t’i kushtojë shtetit 3.5 miliardë dollarë australianë (2.6 miliardë dollarë), duke theksuar se kjo do të rrisë aftësinë e Australisë për të penguar kundërshtarët e mundshëm.
“Kishte një supozim të mëhershëm pune se një akt agresioni kinez kundër Tajvanit mund të ndodhte në vitet 2040. Mendoj se ky afat kohor tani është reduktuar në mënyrë dramatike,” tha Dutton në një intervistë me rrjetin televiziv lokal 7, duke vënë në dukje se Rusia do të vazhdojë aktivitetet ushtarake mund të shkaktojnë ngjarje të ngjashme me ato që provokuan Luftën e Dytë Botërore./FolDrejt/