Ministritë e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Kinës zhvilluan sot konsultime për mbrojtjen kundër raketave.
Sipas ministrisë ruse, “ka pasur një shkëmbim të plotë pikëpamjesh për aspekte të ndryshme të kësaj çështjeje, duke përfshirë dimensionet e saj globale dhe rajonale”, raporton Reuters.
“Synimi për të mbajtur konsultime të tilla rregullisht në të ardhmen është riafirmuar”, shtohet në deklaratë./FolDrejt/