Gjatë stërvitjes së përbashkët ushtarake detare të Rusisë dhe Kinës të quajtur “North. Interaction – 2023” në Detin e Japonisë, anijet e të dy vendeve zmbrapsën një sulm ajror të simuluar armik, njoftoi Flota Ruse e Paqësorit.
Në njoftim thuhet se ekuipazhet e anijes kanë kryer një stërvitje për zbulimin dhe shkatërrimin e një droni armik, si dhe një sulm me raketa të drejtuara nga deti në një objektiv tokësor, raporton RIA Novosti.
Anijet ruse dhe kineze kryen më parë një stërvitje që përfshinte gjuajtjen e një objektivi të simuluar me artileri në një distancë prej më shumë se pesë kilometra, tha Flota Ruse e Paqësorit.