Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka njoftuar planet për të forcuar bashkëpunimin midis Rusisë dhe Koresë së Veriut, sipas një deklarate nga ministria e Mbrojtjes, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Koreja e Veriut ka mbështetur Rusinë për luftën në Ukrainë, duke këmbëngulur se “politika hegjemoniste” e Perëndimit të udhëhequr nga SHBA-ja e detyroi Moskën të ndërmarrë veprime ushtarake për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë.
Në një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, gjeneralin e ushtrisë, Kang Sun Nam, Shoigu theksoi se DPRK është një partner i rëndësishëm i Rusisë.
“Jam i bindur se bisedimet e sotme do të ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit midis departamenteve tona të mbrojtjes,” tha ai.
Shoigu ndodhet në Korenë e Veriut për të shënuar 70 vjetorin e ditës së fitores së Koresë së Veriut.