Diplomatët nga Rusia dhe SHBA u takuan në Stamboll për të diskutuar çështje teknike në marrëdhëniet e tyre dypalëshe, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve të ketë thënë zëvendësministri i Jashtëm Sergej Ryabkov, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Agjencia TASS tha se të dy palët do të diskutojnë “çështje të vështira”, duke përfshirë vizat, nivelet e personelit të ambasadës dhe institucionet dhe agjencitë e punës jashtë vendit, mes çështjeve të tjera të paspecifikuara.
Ryabkov tha se takimi ishte në nivel relativisht të ulët dhe midis shefave të departamenteve të Ministrisë së Jashtme ruse dhe Departamentit të Shtetit të SHBA.
Ai tha se ishte një takim teknik dhe nuk duhet parë si një shenjë që të dy palët ishin të gatshme të rifillonin diskutimin e “çështjeve të mëdha”.
Shefi i inteligjencës së jashtme ruse Sergey Naryshkin dhe drejtori i CIA-s amerikan, William Burns u takuan në Ankara më 14 nëntor, duke u bërë kontakti ballë për ballë i nivelit më të lartë midis dy palëve që kur Rusia pushtoi Ukrainën./FolDrejt/