Stërvitjet e përbashkëta të forcave ajrore ruso-siriane dhe të mbrojtjes ajrore do të fillojnë sot në Siri, tha zëvendësdrejtori i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Oleg Gurinov.
“Stërvitjet e përbashkëta ruso-siriane do të fillojnë më 5 qershor dhe do të zgjasin gjashtë ditë. Është planifikuar të ushtrohen veprime të përbashkëta të aviacionit, mbrojtjes ajrore dhe luftës elektronike për të zmbrapsur sulmet ajrore”, tha ai.
Ai shtoi se gjatë ditës së kaluar janë raportuar nëntë shkelje të rregullave të sigurisë së fluturimit nga dronët e koalicionit ndërkombëtar antiterrorist të udhëhequr nga SHBA-të në veri të Sirisë, raporton TASS./FolDrejt/