Kremlini do të thërrasë ambasadoren britanike mbi pretendimet se Mbretëria e Bashkuar qëndron pas shpërthimeve të Nord Stream, sipas ministrisë së jashtme të vendit.
Moska tha dje se po shqyrtonte hapa “të mëtejshëm” pas pretendimeve se marina britanike ishte pas rrjedhjeve në tubacionet e gazit midis Rusisë dhe Gjermanisë, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Mbretëria e Bashkuar i ka mohuar këto pretendime.
Besohet gjerësisht se Rusia qëndron pas shpërthimeve, të cilat shkaktuan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream në Detin Baltik.
“Në këtë drejtim, ambasadori britanik së shpejti do të thirret në Ministrinë e Jashtme ruse”, tha zëdhënësja Maria Zakharova.
Deborah Bronnert është ambasadorja britanike në Rusi që nga viti 2020./FolDrejt/