Rusia do të fillojë inspektimet e makinave për armë dhe eksplozivë në rajone me nivel të lartë kërcënimi, sipas një dekreti presidencial, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Dekreti, i publikuar në portalin legjislativ të qeverisë, thoshte se “inspektimet e automjeteve që përdorin mjete teknike për zbulimin e armëve dhe eksplozivëve” do të fillonin në rajonet ku “është konfirmuar një nivel kërcënimi terrorist”.
Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, qeveria ruse ka caktuar një nivel kërcënimi “të verdhë” në lidhje me informacionin e konfirmuar për një sulm të planifikuar që kufizohet ose është afër Ukrainës. /FolDrejt/