Rusia do të forcojë kapacitetet e saj ushtarake në rajonet perëndimore dhe veriperëndimore, në përgjigje të hyrjes së Finlandës në NATO, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko.
Finlanda dhe Suedia iu bashkuan NATO-s vitin e kaluar pas sulmit rus ndaj Ukrainës dhe Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e Aleancës nesër.
Finlanda dhe Rusia ndajnë një kufi prej 1300 kilometrash, i cili do të dyfishojë kufirin e aleancës transatlantike me Rusinë, transmeton Fol Drejt.