Kuba dhe Rusia po përgatisin një marrëveshje ndërqeveritare për furnizim të qëndrueshëm të 1,64 milionë tonë naftë dhe derivateve të naftës në vit, tha kryeministri kuban Manuel Marrero Cruz, raportojnë mediat e huaja, përcjell Fol Drejt.
Cruz vuri në dukje se Kuba tani ka vështirësi me karburantin dhe theksoi rëndësinë e marrëveshjes për vendin e tij, sipas Sputnik.
Gjatë një takimi me kryeministrin rus Mikhail Mishustin, Marrero Cruz tha se ai kishte vizituar tashmë Rosneft për të diskutuar furnizimin e naftës dhe produkteve të naftës në Kubë.
Kreu i qeverisë kubaneze mbërriti në Rusi më 6 qershor për të marrë pjesë në një takim të Këshillit Ndërqeveritar Euroaziatik, në qytetin bregdetar të Sochit, i cili ndodhet në jugperëndim të vendit.
Udhëtimi i Marer vazhdoi me një qëndrim dhe takime me liderët rusë në Moskë, përfshirë Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin. /FolDrejt/