Shitësi me shumicë i gazit shtetëror finlandez u tha qytetarëve se do të vazhdonte të furnizonte blerësit finlandezë të atij burimi energjie nga burime të tjera.
Furnizimi me gaz rus për Finlandën fqinje do të ndalet të shtunën në mëngjes, njoftoi sot shitësi shtetëror finlandez i gazit Gasum, transmeton Fol Drejt.
“Gazprom Export informoi Gasum të premten pasdite, më 20 maj, se dërgesat e gazit natyror në Finlandë sipas kontratës së furnizimit të Gasum do të pezullohen të shtunën, më 21 maj, në orën 4:00 të mëngjesit CET”, tha Gasum në një deklaratë./FolDrejt/