Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Rusia do të provojë të nxis trazira sociale në Gjermani

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Rusia mund të përdorën krizën e energjisë për të nxitur trazira sociale në Gjermani, thotë politikani Konstantin von Notz. Dezinformimi nga Rusia shihet me shqetësim nga ekspertët.

Rusia përmes fushatave në mediat sociale këtë dimër mund të përpiqet të ndezë tensione në Gjermani. Ky është vlerësimi i kryetarit të komisionit hetimor të kontrollit të Bundestagut, Konstantin von Notz. “Gjendja është pa dyshim e vështirë”, tha von Notz nga partia Të Gjelbrit/Aleanca90 në Bundestag. “Javët e fundit kanë treguar, se Gjermania është e cënueshme nga ndikimi rus.”

Koha për këtë paralajmërim nuk është e rastësishme. Gjithnjë e më shumë qytetarët gjermanë ndjejnë efektin e çmimeve shpërthyese të energjisë, pasi Moska si hakmarrje për sanksionet perëndimore ka ndalur furnizimet me gaz. Deri më tani sanksionet e vendosura nga BE kundër Rusisë mbështeten nga shumica në Gjermani. Por autoritetet e sigurisë tremben se Rusia dimrin e ardhshëm do të përpiqet, që të nxisë frikën për ngushtica në furnizimin me gaz dhe artikuj ushqimorë, për të ndezur kështu më shumë rezistencën kundër masave sanksionuese.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

“Shërbimet tona informative vërejnë prej kohësh që aktivistë prorusë organizojnë fushata në rrjetet sociale si Telegram, me qëllim ndikimin negtiv të diskursit pubik dhe përçarjen e shoqërisë sonë”, tha von Notz në Bundestag. “Ne jetojmë në kohë, kur duhet të jemi shumë të vëmendshëm.”

Rasti Baerbock

Rasti Baerbock në mediat sociale të krijon një përshtypje se me çfarë mund të përballet Gjermania. Në fund të gushtit, ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock gjatë një diskutimi në Pragë premtoi mbështetje për Ukrainën “pavarësisht se ç’mendojnë votuesit e mi gjermanë.” Por ky fragment ishte pjesë e një përgjigjeje të gjatë, ku Baerbock për shembull tha, se qeveria gjermane do të mbështesë qytetarët gjermanë me koston në rritje të artikujve ushqimorë. Brenda pak orësh regjistrimi i këtij fragmenti të izoluar u shfaq në postimin në Telegram të një llogarie proruse, sipas një analize të Qendrës për Situatën e Dezinformimit, një bashkim i disa organizatave joqeveritare. Videot në këto postime shpesh plotësohen me fragmente të tjera çorientuese apo tituj të gabuar, për të fallsifikuar kështu citatin e Annalena Baerbock. Por fragmenti i fjalisë u përhap shpejt edhe në kanale të tjera sociale, edhe nga politikanë të AfD-së dhe Të Majtës. “Ky rast tregon se sa e rëndësishme është për aktorët pro Kreminit bashkëpunimi me aktorët vendas në Gjermani për të përhapur dezinformime”, shprehet Julia Smirnova nga Instituti për Dialogun Strategjik, një nga organizatat që u mor me analizën e informacionit të fallsifikuar mbi Baerbock.

Lufta e Ukrainës në fokus

Përpjekjet e Moskës për të influencuar opinionin publik në Gjermani nuk janë fenomen i ri. Që nga koha e Luftës së Ftohtë Gjermania konsiderohej si një nga objektivat kryesore të spiunazhit e operacioneve sovjetike të informacionit. Në 10 vitet e fundit skena ku veprohet janë mediat sociale. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ekspertët kanë zbuluar më shumë 700 fushata dezinformimi rus, që kanë pasur si qëllim thellimin e përçarjes në shoqërinë gjermane apo krijimin e hendeqeve të reja. Sipas Smirnovës me fillimin e luftës në Ukrainë fokusi është përqëndruar në përhapjen e dezinformacionit në lidhje me luftën. Por aktorët prorusë “herët që me fillimin e luftës kapën edhe temën e ngushticave të furnizimit me energji në Europë dhe e paraqitën këtë si pasojë të sanksioneve perëndimore, dhe në përgjithësi si pasojë të solidaritetit me Ukrainën.” “Propaganda ruse përhap narrativin, se gjermanët për shkak të Ukrainës duhet të ngrijnë së ftohti”, thotë Smirnova. “E tani që dimri ndodhet para derës, ky narrativ ka potencialin më të madh për të mbërritur tek njerëzit që kanë me të drejtë shqetësime e frikë.”

“Akt i vështirë”

Edhe hulumtime të tjera të instituteve studimorë e mbështesin këtë konstatim. Pia Lamberty nga Instituti i Berlinit për Studimet, CeMAS pret shtim të fushatave dezinformuese ruse në dimër. “Përvoja na ka mësuar, që Rusia në kohët e tensioneve sociale i intensifikon operacionet ndikuese për të destabilizuar edhe më tej demokracitë”, sipas psikologes për çështjet sociale. “Dezinformimi shpesh përqëndrohet të prekë psikikën e njerëzve dhe ankorohet pikërisht aty dhe përpiqet të përforcojë tendenca të vaktuara.”

Deri më tani protestat kundër rritjes së çmimeve në Gjermani ka qenë krahasimisht të vogla. Por kjo mund të ndryshojë, tani që fillojnë netët e ftohta të vjeshtës. Partitë në skajet politike gjermane, ultra të djathtët dhe E Majta kanë paralajmëruar “një vjeshtë të nxehtë” me demonstrata të rregullta të hënave. Në të njëjtën kohë aktorë prorusë mund të përpiqen të ndikojnë tek ato me qëllim radikalizimin, shprehet deputeti i Bundestagut, Konstantin von Notz. “Që të mos ketë keqkuptime: Çdokush në vendin tonë ka të drejtë të demonstrojë kundër rritjes së çmimeve dhe të dalë në rrugë, për fat të mirë”, thekson von Notz. “Por ne të gjithë, politikanë, gazetarë, qytetarë duhet të kemi kujdes që të mos instrumentalizohemi nga aktorë që nuk ia duan të mirën shoqërisë sonë. E ky ka për të qenë një akt i vështirë.” /DW

Tags: botaGjermaniaRusia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet mbetet në fuqi?

Lajmi tjetër

Franca: Rusia ka kryer krime lufte

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM