Disa orë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden propozoi një samit me Vladimir Putin të Rusisë, Kremlini ka thënë se do të studiojë idenë.
“Eshtë herët të flasim për këtë takim për sa i përket specifikave,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Z. Biden bëri propozimin në telefon me z. Putin, duke ngritur shqetësime në lidhje me grumbullimin e trupave ruse në kufijtë e Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.
Z. Biden gjithashtu foli për ndërtimin e një marrëdhënie “të qëndrueshme dhe të parashikueshme”.