Rusia ka njoftuar se do t’i japë fund bashkëpunimit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës derisa të hiqen sanksionet nga Perëndimi të cilat u vendosën për shkak se vendi pushtoi Ukrainën.
Sipas medieve të huaja, kreu i agjencisë hapësinore i vendit tha se nuk do të punojë më me partnerët e saj, përfshirë NASA-n dhe Agjencinë Evropiane të Hapësirës, në laboratorin orbital.
Vendimi u bë i ditur nga shefi i Roscosmos, Dmitry Rogozin, në rrjetin social Twitter.
Ai tha se do të paraqesë një plan kohor për përfundimin e projekteve aktuale në Kremlin.
“Sanksionet nga SHBA-ja, Kanadaja, Bashkimi Evropian dhe Japonia synojnë të bllokojnë aktivitetet financiare, ekonomike dhe prodhuese të ndërmarrjeve tona të teknologjisë së lartë”, tha Rogozin.
“Qëllimi i sanksioneve është të mbysin ekonominë ruse, të zhysin popullin tonë në dëshpërim dhe uri dhe të gjunjëzojnë vendin tonë. Është e qartë se ata nuk do të mund ta bëjnë këtë, por qëllimet janë të qarta”.
“Prandaj besoj se rivendosja e marrëdhënieve normale mes partnerëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe projekteve të tjera të përbashkëta është i mundur vetëm me heqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të sanksioneve të paligjshme