Dorëzimi i mundshëm amerikan i tankeve luftarake në Ukrainë do të jetë “një tjetër provokim i dukshëm” kundër Rusisë, tha sot ambasadori rus në SHBA, Anatoli Antonov.
“Është e qartë se Uashingtoni po përpiqet qëllimisht të na shkaktojë një disfatë strategjike,” tha Antonov në komentet në Telegram, përcjell Fol Drejt.
Ambasadori rus tha se, nëse SHBA vendos të dorëzojë tanke, “atëherë justifikimi i një hapi të tillë me argumente për ‘armët mbrojtëse’ definitivisht nuk do të funksionojë”./FolDrejt/