Ministrat e sportit të 37 vendeve në botë kanë kërkuar që Rusia e Bjellorusia të përjashtohen nga çdo event sportiv, duke mos mirëpritur, kandiduar apo të marrë premio për aktivitete të ndryshme.
Kjo është një përgjigje që vjen nga sporti për luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës, bashkë me ndihmën e Bjellorusisë. Ky është një peticion i iniciuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, transmeton Fol Drejt.
Deri më tani, ai që ka vepruar më së shumti është Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që ka kërkuar përjashtimin e sportistëve të këtyre dy vendeve nga çdo event si dhe pezullimin e çdo aktiviteti në Rusi e BJellorusi./FolDrejt/