Volodymyr Zelensky ka thënë se bota ishte në prag të një “katastrofë nga rrezatimi” pasi linja e fundit e rregullt që furnizonte me energji elektrike termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, që kontrollohej nga Rusia, u rivendos disa orë pasi u ndërpre nga sulmet e vazhdueshme, shkruan The Guardian.
Presidenti ukrainas tha se zyrtarëve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, duhet t’u jepet akses urgjent në vend. Zelensky fajësoi bombardimet të enjten nga ushtria ruse që shkëputi kompleksin e reaktorit, objektin më të madh të tillë në Europë, nga rrjeti elektrik.
Ai tha se gjeneratorët rezervë me naftë siguruan furnizimin me energji elektrike dhe e mbanin centralin të sigurt.
“Nëse stafi ynë nuk do të kishte reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike, atëherë ne do të ishim të ishim përballur me një katastrofë nga rrezatimi, tha ai në një fjalim.
“Rusia e ka vënë Ukrainën dhe të gjithë evropianët në një situatë një hap larg një katastrofe nga rrezatimi”./abcnews.al/