Rusia të premten tha se paketa e 11-të e sanksioneve të BE-së kundër Moskës për luftën e saj kundër Ukrainës ishte “jolegjitime” dhe minonte “prerogativat ligjore ndërkombëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Ministria e Jashtme në një deklaratë tha se masa ishte “veprim jomiqësor” dhe Moska gjithashtu kishte zgjeruar listën e saj të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të BE-së të cilëve u ndalohet hyrja në vend.
“Po flasim për përfaqësues të agjencive të zbatimit të ligjit, organizatave shtetërore dhe tregtare të vendeve të BE-së, qytetarë të vendeve anëtare të BE-së të përfshirë në ofrimin e ndihmës ushtarake për regjimin neonazist në Kiev… përfaqësues të strukturave evropiane përgjegjëse për vendosjen e sanksioneve kundër vendit tonë dhe duke u përpjekur të minojë marrëdhëniet e Rusisë me shtetet e tjera”, thuhet në deklaratë.
Ai shtoi se kufizimet u shtrinë edhe për parlamentarët e BE-së të cilët “po promovojnë një axhendë konfrontuese me Rusinë”.
“Çdo veprim jomiqësor nga vendet perëndimore do të vazhdojë të marrë një përgjigje në kohë dhe adekuate”, tha ministria.
Më herët të premten, Këshilli i BE-së njoftoi paketën e 11-të të sanksioneve që prezanton “masa që synojnë të forcojnë sanksionet ekzistuese të BE-së dhe të godasin anashkalimin e tyre”. /FolDrejt/