Rusia ka rënë në eksportet e saj të gazit natyror me 25 për qind në vitin 2022, pasi konflikti në Ukrainë solli trazira në lidhjet e Moskës me blerësit kryesorë në Evropë, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Zëvendëskryeministri Alexander Novak njoftoi shifrat dhe ia atribuoi rënien e eksporteve të gazit “refuzimit të vendeve evropiane për të blerë gazin rus”.
“Prodhimi i gazit në vitin 2022 arriti në 673.8 bcm. Eksportet u ulën me 25.1 për qind në 184.4 bcm”, tha Novak.
Ai tha gjithashtu se eksportet ruse të naftës ishin rritur 7.6 për qind gjatë vitit 2022 krahasuar me një vit më parë./FolDrejt/