Kyiv konsideron se lëvizje si kjo synojnë aneksimin e rajoneve në territorin e Rusisë.
Ky është i fundit në një seri emërimesh, për të cilat Kievi thotë se janë pjesë e përpjekjeve ruse për të aneksuar territoret e tij.
Provinca Kharkiv, e cila është pushtuar pjesërisht nga trupat ruse, rrethon qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Ai shtrihet në veri nga rajonet e Lugansk dhe Dionetsk, të cilat Moska kërkon t’i kapë në emër të forcave separatiste që kanë shpallur pavarësinë nga Kievi.
Zyrtarët rusë kanë thënë në të kaluarën se territoret e okupuara të Ukrainës nuk do të kthehen kurrë në kontrollin e Kievit dhe se referendumet për pranimin e tyre në Rusi mund të mbahen në vjeshtë. Ukraina i ka quajtur “pseudo-referendume” dhe është zotuar t’i parandalojë ato.
Ushtria ruse aktualisht kontrollon më pak se gjysmën e territorit të Kharkiv . Forcat ruse braktisën ofensivën e tyre kundër Kharkiv në maj pas rezistencës së fortë ukrainase, por vazhdojnë të bombardojnë qytetin nga pozicione larg periferisë së tij./FolDrejt/