Ukrainasit duke u strehuar në një stacion metroje
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë të premten se sulmet ruse janë zgjeruar në kopshte të fëmijëve dhe jetimore.
Ai i ka konsideruar këto sulme si krime lufte dhe shkelje të Statutit të Romës.
“Bashkë me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ne jemi duke mbledhur këtë dhe fakte të tjera, të cilat do t’i dërgojmë menjëherë në Hagë. Përgjegjësia është e pashmangshme”.
Sakaq, ne diten e dyte te pushtimit, në Kiev, trupat ruse kanë arritur në pjesët veriore të qytetit, thotë Ukraina. Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë mjete të blinduara ruse në kryeqytet.
Kudo tjetër në Ukrainë, një numër i madh qytetarësh civilësh janë në lëvizje, duke ikur per te shpetuar nga luftimet dhe avancimi i forcave ruse.
Me heret gjate te premtes u konfirmua se forcat ruse kanë hyrë në lagjen Obolon të Kievit ku ushtria ukrainase po lufton me ta.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës i ka kërkuar banorëve të mos dalin nga shtëpia dhe të përgatisin molotov për të luftuar./FolDrejt/