Rusia është e gatshme të rivendosë furnizimin me gaz në Evropë përmes tubacionit të gazit Yamal-Evropë, tha zëvendëskryeministri rus Alexander Novak.
“Tregu evropian është ende i rëndësishëm dhe ne jemi padyshim në gjendje të rivendosim furnizimin. Për shembull, tubacioni i gazit Yamal-Evropë, i cili u ndal për arsye politike, mbetet i papërdorur,” tha Novak, përcjell Fol Drejt.
Rrjedha e gazit nëpër Yamal-Evropë zakonisht shkon në drejtim perëndimor, por drejtimi ka ndryshuar kryesisht për shkak të zhvillimeve politike. Në maj, Polonia ndaloi blerjen e gazit nga Rusia për shkak të refuzimit të Moskës për të paguar energjinë në rubla ruse, sipas Reuters./FolDrejt/